E bujshme! Edi Rama nis negociatat?? Zbulon kushtin dhe datën kur do të japë dorëheqjen! Duhet vetëm të

Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste për median italiane “Vanity Fair” ka folur sërish në lidhje me projektin e Zvërnecit dhe të Sazanit, duke e konsideruar si jetikë vendin tonë.

Rama sërish ka theksuar se ai do të ishte kundër nsëe projekti do të ndikonte negativisht mbi mjedisin, ku tha se vetëm turizmi luksoz, e shpëton vendin dhe natyrën e tij nga ndikimi shkatërrues i turizmit masiv.

Po ashtu kryeministri u ndal edhe tek protestat kombëtare që po zhvillohen në vendin tonë, teksa nuk nguroi që të akuzojë Iranin se qëndron pas nxitjes së tyre.

“Mes protestuesve ka sigurisht një komponent të nxitur nga Irani. Nuk është sekret që Shqipëria është nën presion: Teherani ka tentuar më parë të kryejë një sulm kibernetik ndaj sistemeve tona të sigurisë vite më parë. Nuk ia dolën”, u shpreh ai.

Ndërsa sa i përket largimit nga posti i kryeministrit, Rama tha se do ta bënte këtë, pas integrimit në Bashkimin Europian të vendit tonë. Vlen të theksohet, se kryeministri dhe qeveria shqiptare ka caktuara vitin 2030 për integrimin në BE.

Duke u ndalur tek integrimi, kreu i qeverisë nënvizoi se Shqipëria ka ende punë për të bërë, por ai sërish u shpreh optimist.

Intervista e plotë e Kryeministrit Rama për “Vanity Fair”:

Kryeministri Rama: Muret e kësaj zyre po lëvizin

Gazetarja: Në ç’kuptim?

Rama: Kur fitova zgjedhjet për herë të parë, në vitin 2013, i kërkova një këshillë Tony Blair-it. Ai m’u përgjigj: “Të qeverisësh një vend është si të qëndrosh përballë një afresku. Duhet të mbash distancën e duhur; nëse afrohesh shumë, humb pamjen e përgjithshme”. Problemi është se, shpesh, është vetë afresku që vjen drejt teje. Muret ngushtohen derisa të bëjnë të ndihesh si në një qeli nga e cila nuk mund të shpëtosh.

Gazetarja: Hapësirën jetike të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, për të gjithë Edi, 62 vjeç, më 4 korrik, dy metra i gjatë, e shtrëngojnë nga njëra anë drejtësia, hetimet e së cilës për korrupsion kanë arritur deri te zëvendësja e tij Belinda Balluku; nga ana tjetër, opozita politike e Sali Berishës, lideri i së djathtës dhe ish-kryeministër, i cili nuk humbet rast pa e akuzuar se e ka shndërruar vendin në një “narko-shtet”. Pastaj janë afatet që duhen respektuar për t’u përshtatur me standardet, në shpresën e një anëtarësimi në BE në vitin 2027, objektivi kryesor i këtij mandati të tij të katërt.

Related Posts

Protesta ne shesh! Çfarë ndodhi dje pas orës 22:00 qe ‘terboi’ Policine e Shtetit? Deri tani dihet se 16 persona …

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 16 protestues dhe ka shpallur në kërkim 2 të tjerë për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja…

Vjen lajmi për kulmin e muajit Gusht, ja çfarë do t’i ndodhë Tokës për më shumë se 6 minuta!

Një nga ngjarjet më të jashtëzakonshme astronomike të shekullit do të ndodhë më 2 gusht 2027, pikerisht nje date e muajit kur njerezit jane ne kulmin e…

Lajm i trishte per prezantuesin shume te famshem

Ish-prezantuesi i Top Gear tashmë i kthyer në fermer, Jeremy Clarkson, foli hapur rreth diagnozës së tij “agresive” të kancerit në episodet e fundit të serialit të…

S’kanë kaluar as 3 ditë nga vdkja e 26-vjeçares, tjetër aksident i frikshëm në ‘rrugen e mallkuar’ ne Shqiperi

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në kasin Pogradec-Lin, pranë fshatit Udënisht, ku 3 mjete janë përplasur fort me njëra-tjetrën. Paraprakisht raportohet…

E FUNDIT – Pak ore para protestes, vjen lajmi i keq per 3 organizatoret e protestes! Ja cfare mesohet deri tani

olicia e Tiranës ka proceduar penalisht 16 shtetas, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera lidhur me bllokimin e rrugëve në kryeqytet gjatë një tubimi të zhvilluar…

Kujdes para se të udhëtoni! Shteti evropian vendos rregulla të reja për hyrjen në vend

Hyrja në Kroaci që nga ky qershor është bërë dukshëm më e rreptë për shkak të zbatimit të plotë të rregullave të reja evropiane, raporton “Večernji list”….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *