olicia e Tiranës ka proceduar penalisht 16 shtetas, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera lidhur me bllokimin e rrugëve në kryeqytet gjatë një tubimi të zhvilluar ditët e fundit, mes tyre edhe tre nismëtarët.
Mes 16 protestuesve janë edhe tre organizatoret dhe nismëtarët e njohur Arben Kola, Luçiana Kokaj dhe Arilda Lleshi, që, siç ka deklaruar edhe vetë Kola ditë më parë, njihen si nismëtarë edhe nga policia.
Sipas njoftimit zyrtar, personat e proceduar dyshohen për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, si dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.
Mes emrave të tjerë që janë proceduar janë edhe: Ernest Kapo, Aurel Kujtimi, Tomas Kroja, Mateo Yskollari, Xhonatan Dobrozi, Sergo Tafa, Ilir Xhemalaj, Ergi Qoku, Ervis Krepi, Ali Dizdari, Sokol Gjoka dhe Emir Lecini. Gjithashtu, u shpallën në kërkim policor shtetasit Eduart Qema dhe Markel Capo.
Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se këta persona kanë nxitur pjesëmarrësit përmes thirrjeve që të vijojnë tubimin përtej orarit të përcaktuar nga organizatorët, nga ora 18:00 deri në 22:00, si dhe të mos respektojnë perimetrin e njoftuar për zhvillimin e protestës.